Mihria midis kallamoqit


Vitet kalojnë, por Mihrie Braha sa vjen e përtërihet. Kur bëhet fjalë për ditët e nxehta të verës, ajo nuk përton t’i tregojë hiret e saja trupore.E bukur dhe sharmante, ajo çdo herë na freskon me foto të ndryshe në rrjetet sociale. Me një stil të veçantë, Mihria çdo herë i përshtatet ambientit dhe rrethit të saj. Këto ditë vjeshte ajo ka zhvilluar një vizitë tek familja e saj në pjesën veriore të Mitrovicës.E gjendur mes kallamoqit, Mihria shihet e buzqeshur, kjo pasi që ka kaluar një ditë të bukur me familjarët, ku edhe ka postuar disa foto për t’i ndarë me fansat e saj. “Sot ne pjesen veriore te Mitrovices me familjen time te cilen e kam te shejt....zoti I ruajt te gjitha familjet shqiptare kudo qe te jan”, ka qenë përshkrimi i kësaj dite./Indeksonline/

Afërditën nuk e do nëna e Shpatit

Afërdita në rrjetet sociale ajo mohoi të jetë rikthyer me Shpatin. E gjithë kjo duket pak si një situatë e çuditshme, ndërkohë që disa miq të afërt të Shpatit na kanë rrëfyer se çifti është ribashkuar, por mamaja e Shpatit nuk është dakord, dhe nuk duhet të marrë vesh për këtë ribashkim të tyre.
E, për këtë arsye, këngëtari nuk ka dashur shumë të flasë apo ta shpallë se janë sërish me Afërditën. Ndërkohë edhe Afërdita nuk ka dashur të shkojë kundër dëshirës së Shpatit dhe ka thënë se lajmi i ribashkimit nuk është i vërtetë.(GDitore)